Namazi, shpalosje e devotshmërisë

Është shumë e rëndësishme që namazi të falet në kohën e tij, por parësore është falja e tij sapo të hyjë koha. Të gjithë komentuesit e Kuranit dhe të hadithit bashkohen në këtë pikë.

Standardizimi i faljes së namazit në minutat e fundit të kohës së tij është një ves që po gjen gjithmonë e më shumë përhapje. Ndërkohë namazi është një adhurim aq i rëndësishëm dhe çdo element i tij duhet zbatuar me përpikëri dhe përshpirtshmëri. Ezani duhet të jetë ezan, dhe ikameti ikamet. Ato kanë lutjet përkatëse. Të gjitha përbëjnë elemente të rëndësishëm ne emër të përqendrimit. Për të shijuar namazin dhe për ta ndjerë thellësisht atë duhen plotësuar kushtet e tij njëherë.

Namazi është një lloj marrëdhënie mes teje dhe Zotit. Nuk ka gjë më të shpejtë që mund të të afrojë me Zotin sesa namazi. Pikë së pari ai duhet të jetë një margaritar, thesar në mendjen tënde. Pra ti ndoshta akoma nuk e ke provuar, nuk e ke ndjerë, por në planin sipërfaqësor duhet të thuash ”ja, ky është namazi!” Sepse ndjenja e kërkimit e futur brenda teje do të sjellë një lloj pranimi tek ti. Ky është faktori i cili nxit ndjenjën e kërkimit, zbulimit tek ti. Nëse nuk ke një ndjenjë të tillë dhe gjatë namazit nuk pretendon ta arrish atë, atëherë cili është qëllimi yt? Zoti im këtu më jep mundësinë të shpreh përulësinë, përkushtimin tim. Le t’ia shpreh atë me përsosmërinë dhe përqendrimin më të madh. Sa i madh është Ai dhe sa i vogël jam unë, sa i pafund është Ai, dhe sa zero jam unë. Ja pra ta shpreh dhe unë sipas kësaj. Kjo është mundësia ku unë të shpreh përkushtimin, devotshmërinë time, të bërtas me të madhe dhe ta madhëroj Krijuesin tim.

Qetësia në namaz

Një nga elementët më të rëndësishëm të namazit është përpikëria dhe përshpirtshmëria e plotësimit të kushteve të jashtme dhe të brendshme të namazit. Besimi dhe namazi janë si vëllezër binjakë. Muhjidin Arabiu ka shkruar në lidhje me kuptimin e fjalës namaz në librin e tij Futuhat-i Mekkiye, edhe shejh Velijullah Dehleviu prek disa veçori të namazit duke theksuar rëndësinë e tij. Sikur disa prej nesh të falnim një namaz siç duhet për t’u bërë shembull për të tjerët. Përkundrazi edhe personat e duhur për këtë nuk arrijnë të falin namazin ashtu siç e meriton. Ulemi e ngrihemi gjatë pesë vakteve, por nuk falim namaz.

Krahas kësaj,  ajeti ”Mjerë për ata që falin namaz”, nuk është thjesht çështje e sexhde në rast harrese të diçkaje në namaz. Kemi aq shumë mangësi në lidhje me namazin, p.sh., njëra nga këta mangësi është dhe ajo e shpjeguar te ajeti 12 i sures Nisa: ”Kur ata ngrihen për namaz, ngrihen me përtesë..”. Një namaz i tillë quhet i papranueshëm, jonjerëzor në hadithe. Namazi është një sjellje njerëzore. Por kur nuk respektohet linja e përcaktuar, lëvizjet e bëra gjatë namazit i ngjasojnë veprimeve kafshërore. P.sh., personave të cilët e ngrenë kokën nga sexhdeja para imamit u thuhet: “A dëshironi që Zoti t”jua shndërrojë fytyrat tuaja në fytyrat e gomerëve.” Kjo do të thotë që çështja e ngritjes para imamit lidhet me mosrespektimin e rregullave të adhurimit. Më pas thuhet ”mos të shkojë asnjeri prej jush në sexhde ashtu siç gjeli ulet e ngrihet për t’u ushqyer.” Në hadithe të tjera thuhet mos i mbështesni bërrylat në tokë gjatë sexhde sikurse bën qeni. Veprimet e personit që fal namaz duhet të ndryshojnë nga veprimet e kafshëve.

Zbulimi i namazit

Një njeri i cili e ndjen shpirtin e namazit dëshiron të qëndrojë menjëherë në namaz duke lënë çdo punë që ka në dorë, sepse aty ndjen kënaqësinë më të madhe. Shpeshherë i thotë vetes: Ah sikur të jetoja gjithmonë dhe të qëndroja kështu në këmbë. Por ndonjëherë njeriut i duhen 20, 30 ose 40 vjet për të përjetuar ndjenja të tilla. Ndoshta qëndron në portën e namazit për dyzet vite por vjen një çast kur zbulon kuptimin e tij të vërtetë. Kur njeriu zbulon natyrën e vërtetë të namazit, e gjen vetveten para një visari të vyer.

Në ajetin 8 të sures Muzzemmil thuhet “Prandaj përmende emrin e Zotit tënd dhe përkushtoju krejtësisht Atij!” Folja në këtë ajet është e formës urdhërore. Kështu i është drejtuar Allahu në fillim Profetit (a.s.), por me kalimin e kohës Profeti (a.s) thotë se kënaqësinë të cilën ne e ndjejmë ndaj ushqimit, pirjes apo marrëdhënieve seksuale, ai e ndjen për namazin. Kjo do të thotë se nëse njeriu këmbëngul dhe duron në këtë pikë, atëherë do të vije një çast kur të të thonë “për ty qofshin tryezat e parajsës” dhe i thua vetes ”ta fal njëherë namazin, pastaj bëj punët e tjera. Nuk mund të sakrifikoj namazin.” Edhe nëse vjen Azraili (a.s.) ti i thua: ”Më lejo të fal namazin sepse ka hyrë koha, të mos më ikë koha e namazit. Më pas bëj ç’të duash.” Të pushton një ndjenjë e tillë saqë edhe nëse je duke vdekur nuk e lë namazin, përpiqesh ta falësh në kohën e tij. Bëhesh vetë namazi.

Përmbledhtazi

* Namazi është një marrëdhënie mes teje dhe Zotit. Nuk ka asgjë tjetër që të të afrojë më shumë me Zotin sesa namazi.

* Personi i cili e përjeton thellësisht namazin lë çdo gjë dhe dëshiron të qëndrojë menjëherë para Zotit, ndjen kënaqësinë më të madhe kur falet.

* Ato të cilët nuk kanë një marrëdhënie të thellë me Zotin, nuk mund të udhëzojnë asnjë njeri në rrugë të drejtë, sado që të flasin dhe kujtdo që t’i flasin.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: