Mrekullia shkencore e Kuranit, erërat dhe vetia e tyre fekonduese

Mrekullitë shkencore të Kuranit-1 Erërat dhe vetia e tyre fekonduese

1400 vjet më parë, kur nuk dihej rëndësia dhe kuptimi i fekondimit, vargu i 22-të i sures el-Hixhr në Kuranin Famëlartë, na jep lajmin vijues: “Dhe Ne i dërgojmë erërat fekonduese”.

Në këtë ajet duket qartë se erërat kanë një veti fekonduese. Mirëpo çfarë thonë shkencëtarët në lidhje me këtë njohuri të dhënë nga Kurani?

Le ta zbulojmë…

Shkencëtarët deklarojnë se erërat kanë një veti fekonduese si më poshtë: Në lulet e të gjitha bimëve ka elementë mashkullorë dhe femërorë. Frutat formohen kur elementi mashkull fekundon femrën. Ky proces (fekondimi) zhvillohet falë erërave. Allahu krijoi farat e shumë bimëve aq të lehta sa të fluturojnë me anën e një ere shumë të lehtë. Polenet, pluhurat dhe farat e specieve të panumërta të bimëve kalojnë nga njëra bimë në tjetrën përmes erërave. Kështu, bimët riprodhohen përmes fekondimit duke siguruar vazhdimisinë e gjeneratave te tyre. Domethënë, bimët riprodhohen në sajë të vetisë fekonduese të erërave.

Përveç bimëve fekonduese, erërat gjithashtu pllenojnë edhe retë duke mundësuar rënien e shiut. Deri në kohët e fundit, mendohej se marrëdhënia e vetme midis erës dhe shiut ishte se erërat vetëm lëviznin retë e shiut. Kjo ishte diçka që mund të vërehej nga kushdo që shikonte lëvizjen e reve. Mirëpo, marrëdhënia midis erës dhe shiut nuk ishte vetëm kjo.

Flluskat e ajrit të quajtura “aerosol” formohen në sipërfaqen e deteve dhe ujërave të tjerë për shkak të shkumëzimit. Ata përzihen me pluhurin që erërat mbartin nga toka dhe fluturojnë drejt shtresave të sipërme të atmosferës. Këto grimca të ngritura nga erërat kombinohen me avujt e ujit dhe avujt e ujit kondensohen rreth këtyre grimcave. Po të mos ishin këto grimca, 100% vetëm avujt e ujit nuk ​​mund të formonin re. Retë formohen kur erërat fekundojnë avujt e ujit të lirë në ajër me grimcat që ato mbartin. Pas këtyre shpjegimeve të shkencës dhe shkencëtarëve, le të analizojmë çështjen dhe të gjejmë përgjigje për pyetjet e mëposhtme:

 

1- Kur u zbulua që erërat kishin veti fekonduese?

Përgjigje: Është zbuluar në shekullin e 20-të.

 

2- A është e mundur që një person i cili nuk dinte të lexonte dhe të shkruante të njihte këtë fakt shkencor 1400 vjet më parë, i cili u zbulua vetëm në shekullin e 20-të?

Përgjigje: Është e pamundur. Vetëm një person i çmendur mund të pretendojë se është e mundur.

 

3- Si mund të shpjegohet fakti që Kurani përmend se erërat zotërojnë vetinë e fekondimit nëse nuk pranohet që Kurani është fjala e Allahut?

Përgjigje: Nuk mund të shpjegohet në asnjë mënyrë. Nëse Kurani nuk pranohet që është fjala e Allahut, as ky informacion i dhënë nga Kurani dhe as ndonjë nga faktet e tjera shkencore nuk mund të shpjegohen.

 

Ekzistojnë dy mënyra:
Të pranosh që një qenie njerëzore që nuk dinte të shkruante, dinte dhe zbuloi 14 shekuj më parë se erërat kanë veti fekonduese dhe të gjitha faktet e tjera shkencore të deklaruara nga Kurani, ose të thuash, Kurani është libri i Allahut. Të gjitha njohuritë në të janë fjala e Allahut. ”

Nuk ka asnjë mundësi tjetër. Asnjë person i arsyeshëm nuk mund të pranojë mundësinë e parë. Sepse, është e pamundur që një qenie njerëzore t’i njohë dhe t’i zbulojë ato vetë 1400 vjet më parë. Atëherë, nuk ka rrugë tjetër përveç pranimit të mundësisë së dytë: Ky libër është libri i Allahut, i cili është Al-lam ul-gujub (Njohësi i të gjitha gjërave të padukshme / të panjohura).

Po, ky libër i përket Atij që krijoi erërat dhe u dha atyre detyrën e fekondimit. Gjithçka në këtë libër i përket Atij. Ne e besojmë dhe e pranojmë Atë.

Përgatiti: Indrit Isufi
© URTESI.AL

Postime të ngashme

%d bloggers like this: