Mrekulli brenda trupit të njeriut

Organi më i madh në trupin e njeriut është zorra e vogël. Edhe pse quhet nga anglezët small intestitur, është katër herë më e gjatë se gjatësia mesatare e një njeriu të rritur.

Zemra e njeriut prodhon gjak me një presion për ta pompuar atë deri në nëntë metra lartësi. Kështu, mos u shqetësoni nëse arrini të dëgjoni rrahjet e zemrës suaj. Për të pompuar gjak në të gjithë trupin tonë në një kohë të shkurtër duhet një presion i mirë nga kontraktimi i zemrës.

Lëngjet gastrike janë në gjendje të tresin edhe një fletë brisku.

Zemra e femrave rreh më shumë sesa ajo e meshkujve. Shkaku duhet kërkuar në masën trupore, megjithëse është zbuluar që zemra femërore punon ndryshe nga ajo mashkullore.

Aorta, arteria kryesore që nis nga zemra jonë, ka diametrin e një tubi normal. Kjo arterie është kaq e gjerë, sepse duhet të transportojë në brendësi të saj pjesën më të madhe të gjakut që do të qarkullojë në sistemin tonë.

Mushkëria e majtë është më e vogël se mushkëria e djathtë për t’i lënë hapësirë zemrës.

Një njeri mund të jetojë pa pjesën më të madhe të organeve të tij. Trupi ynë mund të duket i dobët, por mund të mbijetojë pa stomak, pa 75% të mëlçisë, 80% të zorrës dhe pa një veshkë. Me siguri s’do të ndiheshit mirë, por organet e munguara nuk do t’ju sillnin vdekjen.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: