Mos u zemëro!

Një nga shokët e Profetit Muhamed (a.s) tregon: “Një njeri erdhi pranë të Dërguarit të Allahut dhe i tha: Më udhëzo, më këshillo diçka.”

Profeti (a.s) iu përgjigj: “Mos u zemëro!” Njeriu e përsëriti pyetjen disa herë dhe i Dërguari i Allahut sërish i tha: “Mos u zemëro.”

Një tjetër nga shokët e Profetit transmeton: “Isha ulur me Profetin a.s dhe dy njerëz po shanin njëri-tjetrin. Njëri prej tyre u skuq prej zemërimit, derisa iu frynë damarët e qafës. I Dërguari i Allahut tha: “Vërtet unë di një fjalë që nëse e thotë, do t’i kalojë ajo me të cilën është prekur. Nëse thotë EUDHU BIL-LAHI MIBESH-SHEJTANI RRAXHIM (I kërkoj mbrojtje Allahut nga djalli i mallkuar), do t’i kalojë zemërimi që e ka kapluar.”

Të pranishmit i thanë këtij njeriu: “Profeti (a.s) ka thënë që t’i mbështetesh Allahut nga djalli i mallkuar.”

Kurse në një hadith tjetër, Muhamedi (a.s) ka thënë: “Nuk është trimëria e vërtetë ajo që tregohet në dyluftim, por trimëri është ta përmbash veten nga zemërimi.”

Postime të ngashme

%d bloggers like this: