Milingona

Një ditë Profeti Sulejman e pyet milingonën për sasinë e ushqimit që ajo konsumonte brenda vitit.

– “Unë gjatë një viti ha një kokërr gruri.”,  i thotë milingona.

Për të vërtetuar se përgjigja që i dha milingona ishte e saktë, Profeti Sulejman e fut milingonën brenda një shisheje. Bashkë me milingonën brenda në shishe fut dhe një kokërr gruri, e mbyll shishen duke i lënë një hapsirë sa për tu ajrosur.
Pasi kalon një periudhë kohore njëvjeçare Sulejmani a.s shkon dhe hap shishen, por ç’të shohë, milingona kishte ngrënë vetëm gjysmën e kokrrës së grurit.

Habitet shumë nga kjo dhe e pyet milingonën se pse kishte ngrënë vetëm gjysmën?

Milingona i thotë:

“Atë që kam ngrënë më parë ma dërgonte Allahu, dhe unë duke i besuar kësaj e haja të gjithë kokrrën, sepse Ai kurrë nuk më harronte dhe linte pas dore mua. Por kur ti e more përsipër këtë punë, të them të drejtën thashë, ky është një person i dobët dhe nuk të besova shumë. Ndoshta ti më harroje aty dhe për siguri hëngra vetëm gjysmën e kokrrës dhe pjesën tjetër e ruajta për vitin e ardhshëm.

Përgatiti: Marius Tafani

© URTËSI.AL

 

 

Postime të ngashme

%d bloggers like this: