Më sill dikë që të njeh ty

“Ti nuk e njeh me të vërtetë një person, derisa të jetosh me të, të udhëtoni bashkë, apo të bësh tregti me të.”

Omer b. Hattabi (r.a)

Një person dëshmoi në prani të Omerit (r.a) dhe ai i tha: “Unë nuk të njoh ty dhe kjo nuk të sjell ty ndonjë dëm, por më sill dikë që të njeh ty.”

Një njeri tha: ‘Unë e njoh atë, o Prijësi i besimtarëve.’

Omeri e pyeti: “Çfarë di ti për të?”

I tha: ‘E njoh si të drejtë.’

Omeri e pyeti: “A është ai fqinji yt i afërt, kështu që ti di si e kalon ai ditën e natën dhe ç’ka ai sjell dhe nxjerr prej shtëpisë?”

Ai personi i tha: ‘Jo.’

Omeri vazhdoi: “Po a ke bërë ti shitblerje me të, duke përfshirë në tregti dinar dhe dirhem, që tregojnë për devotshmërinë e tij?”

Ai tha sërish: ‘Jo.’

Omeri tha: “A ka qenë ndonjëherë ai shoqëruesi yt në udhëtim, që ta njihje karakterin e tij të mirë?”

Personi i tha: ‘Jo.’

Omeri i tha: “Atëherë ti nuk e njeh atë person.”

U drejtua nga njeriu që solli dëshminë dhe i tha: “Më sill dikë që të njeh ty.”

Ngjarjen e transmeton Imam Bejhakiu

Postime të ngashme

%d bloggers like this: