Mbi çfarë baze e ke ngritur devotshmërinë?

Një i urtë ka thënë: “Mos iu kushto përsiatjes së tri gjërave: Mos mendo për varfërinë e të të shtohet brenga dhe shqetësimi, pastaj të të shtohet makutëria; mos mendo për padrejtësinë e atij që të ka bërë padrejtësi, sepse zemra do të digjet, do të shtohet urrejtja dhe do të vazhdojë kohëzgjatja e saj; mos mendo për ekzistencën e gjatë në dynja dhe të të shtohet lakmia për tubimin e mallit dhe pasurisë – në këtë mënyrë do të harxhosh jetën tënde dhe gjithnjë do të dëshirosh të mos i përvishesh punës.”

Hatimin e kanë pyetur: “Në bazë të çfarë gjëje e ke ndërtuar veprimtarinë tënde?” Ai ka thënë: “Në bazë të katër gjërave: Njëra prej tyre është se e kam ditur dhe kam qenë i vetëdijshëm se kam furnizimin tim, i cili nuk do të shkojë te tjetri, siç nuk do të vijë tek unë furnizimi i askujt, në këtë kam qenë i bindur. E dyta është se kam qenë i vetëdijshëm se kam obligime (farze), të cilat nuk mund t’i kryejë askush tjetër për mua dhe kështu u jam përkushtuar atyre. E treta është se kam qenë i vetëdijshëm se kam Zot, i Cili më sheh në çdo moment dhe më ka ardhur turp prej Tij që ta kundërshtoj. E katërta është se kam qenë i vetëdijshëm se do të vijë fundi im i cili po më afrohet, andaj kam dashur ta pres me dinjitet.”

Postime të ngashme

%d bloggers like this: