Lutja që lexohet në namazin e istihares

Kjo lutje bëhet kur njeriu duhet të ndërmarrë një hap të rëndësishëm në jetën e tij, por është në mëdyshje.

“All-llahume inní estehíruke bi ‘ilmike ue estakdiruke bi kudretike ue es`eluke min fadlikel ‘adhim, fe inneke takdiru ue la akdiru, ue ta’lemu ue la a’lemu ue ente al-lámul gujúb. All-llahume in kunte ta’lemu enne hadhel emru  (e emërton nevojën që ke)  hajrun lí fi diní ue me’áshí ue ‘ákibeti emrí ue ‘áxhilihi ue áxhilihi fakdirhu lí ue jessirhu lí thumme barik lí fihi. Ue in kunte ta’lemu enne hadhel emru (e emërton nevojën e tij) sherrun lí fi diní ue me’áshi ue ‘ákibeti emri ue ‘áxhilihi ue áxhilihi, fasrifhu anní uesrifní anhu uakdir lí el-hajre hajthu kane thumme erdiní bihi.”

“O Zot, me diturinë  Tënde kërkoj të mirën! Kërkoj ndihmë prej fuqisë Sate, kërkoj prej të mirave të Tua të shumta, sepse Ti je i Gjithëfuqishëm e une jam i dobët, Ti di çdo gjë e unë nuk di, Ti je Ai që i di të fshehtat. O Zot, nëse kjo punë e imja (emërton këtu dëshirën, hallin, etj.) është mirësi për fenë dhe jetën time, për kohën e tashme dhe të ardhmen, bëj të mundshme që të realizohet, lehtëso dhe beko!

E nëse kjo punë është e dëmshme për fenë dhe jetën time, për të tashmen të ardhmen dhe për në ahiret, largoje prej meje dhe më largo mua nga ajo, më përcakto hajrin kudo qoftë, pastaj më bëj të kënaqur me të!”

Postime të ngashme

%d bloggers like this: