Lutja e Profetit Muhamed (a.s) kur u largua nga Meka

Ebu Nuajmi transmeton se kur i Dërguari i Allahut u largua nga Meka dhe emigroi në Medinë, bëri këtë lutje:

“Lavdia i qoftë Allahut, që më krijoi, megjithëse isha asgjë! O Allah, më ndihmo të duroj tmerrin e kësaj toke, peripecitë e kohës dhe situatat e vështira të netëve dhe ditëve! O Allah, më shoqëro në udhëtimin tim dhe më zëvendëso në familjen time, si dhe më beko në atë që më ke dhënë! Te Ti unë jam i përulur dhe më mbaj të patundur në karakterin tim të mirë! O Allah, më bëj të dashur te Ti dhe mos më lër në dorë të njerëzve! Ti je Zoti i të shtypurve dhe Zoti im! Unë kërkoj strehë nën praninë Tënde fisnike, me anën e së cilës qiejt dhe toka u ndriçuan, me anën e së cilës errësira u shpërnda dhe mbi të cilën çështjet e njerëzve të parë dhe të fundit u vendosën në rregull! Unë kërkoj mbrojtje nga zemërimi Yt dhe pakënaqësia Jote mbi mua! Kërkoj mbrojtje te Ti nga marrja e mendjes prej bollëkut dhe befasia e hakmarrjes Tënde, nga heqja e bekimeve të Tua dhe nga ardhja e zemërimit Tënd! Nuk ka fuqi përveç Teje!”

Postime të ngashme

%d bloggers like this: