Lutja dhe vlerat thelbësore të saj

Është e natyrshme që njeriu t’i lutet Zotit dhe tradita islame e këshillon këtë gjë, pasi ajo jetëson vetëdijen se ne jemi të varur nga Zoti dhe na lidh më shumë Të. Kur i kërkojmë Zotit një nder, kjo në thelb është kënaqje për atë që na jepet dhe mirënjohje, durim, mirëbesim, varfëri, fisnikëri.

Kënaqja: Njeriu duhet të kënaqet me atë që Zoti i ka falur dhe ta falënderojë Atë për gjithçka, edhe për gjërat që na lëndojnë, pasi s’ka dyshim se në sprovë fshihen shumë mirësi.

Durimi: Durimi rrjedh nga qëndrimi i mësipërm, durim deri në plotësimin e lutjes, duke menduar që ajo vjen në kohën më të duhur për ne.

Mirëbesimi: Të jemi pranë Zotit dhe të gëzojmë vend të mirë tek Ai.

Varfëria: Është perceptimi i pamjaftueshmërisë dhe i pafuqisë sonë, kësisoj edhe varësisë sonë.

Fisnikëria: Nëse duam që Zoti ta pranojë dobësinë tonë, duhet të kuptojmë dhimbjen dhe nevojën e fqinjit dhe ta vëmë veten në vendin e tij.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: