Lër edhe ti një gjurmë…

-Që të rrojmë shumë në këtë botë nuk e kemi në dorë, por që të na rrojë emri përgjithnjë, këtë e kemi në dorë.

-Të urtit i mjafton vetëm një fjalë.

-Kujtimet janë ura që na lidhin me të shkuarën.

-Historia është një shtyllë drejtuese për të ardhmen.

-Çdokush vdes, por jo çdokush jeton vërtet.

-Bëje të mirën dhe hidhe në det; në nuk ta di peshku, ta di Zoti vetë.

-Katër gjëra e mbajnë botën në këmbë; urtësia e të diturve, drejtësia e të mëdhenjve, lutjet e të devotshmëve dhe trimëria e guximtarëve.

-Nuk ishin myslimanët ata që e bënë Islamin të madh, por ishte Islami ai që i bëri myslimanët të mëdhenj.

-Vdiq një popull, por mbetën pas veprat e tyre. Jetoi një tjetër, por ata në të vërtetë janë të vdekur mes të gjallëve.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: