Kur’ani dhe Shkenca: Universi zgjerohet

“Ne qiellin e ndërtuam me fuqi. Sigurisht që Ne jemi të aftë ta zgjerojmë hapësirën prej këtej.” (Dharijat/47)

Astronomia shprehet se universi sa vjen e zgjerohet. Gjithashtu thonë se nebulozat, grupet e yjeve, planetët dhe trupat qiellorë largohen prej njëri-tjetrit me shpejtësi të madhe. Universi po zgjerohet nga çdo anë. Njëlloj siç zgjerohet një tullumbace kur e fryjnë fëmijët. Ajeti “Qiejt dhe toka ishin të bashkuar dhe Ne i ndamë ata.” (Enbija/30) shpreh këtë kuptim.

Kështu pra, hapësira (kozmosi) sipas Kuranit është një krijesë që nuk njeh mbarim, sa vjen plotësohet e rritet. Ja, pra, dhe “teoria e zgjerimit të universit” që nxori matematikani belg, Abbe Lemaitre, pas këtij zbulimi e që tronditi aq shumë Ajnshtajnin, që bëri fizikanin e madh Hubble të thoshte “nebulozat po largohen nga galaktika jonë.”

 

Postime të ngashme

%d bloggers like this: