Kur nëna ta bën hallall!

Një ditë një person vjen pranë Profetit a.s dhe i tregon se një i ri ishte në shtratin e vdekjes, por ai akoma nuk kishte shprehur fjalën e dëshmisë edhe pse i ishte kërkuar nga të pranishmit që ta thotë. Profeti a.s pyet: A e falte namazin?

Kur personi që i solli lajmin i tregon se ky i ri e falte namazin, Profeti a.s shkon menjëherë pranë djaloshit dhe i kërkon që ai të artikulojë fjalën e dëshmisë.

Por djaloshi i thotë: Nuk mundem ta shpreh.

Profeti a.s e pyet se cili ishte shkaku që nuk mund të shprehte fjalën e dëshmisë. Njëri nga të pranishmëve ndërhyn, duke thënë se ai nuk i bindej nënës së tij.

A jeton nëna e tij? Pyet Profeti a.s.

Po! I thonë.

Profeti a.s e thërret nënën e djaloshit që të flasë me të për gjendjen e djalit të saj.

A është ky djali yt? E pyet Profeti a.s.

Po. I thotë.

Nëse do të shihje një zjarr që gurgullon para teje dhe të të pyesnin, nëse ti do ta falësh djalin tënd edhe ne do ta lëmë të lirë, por nëse do të thuhej se do ta hedhim atë në zjarr, a nuk do ta falje atë?

Nëse është kështu, atëherë e kam falur o i Dërguari Allahut.

Atëherë mbaje Allahun dhe mua si dëshmitarë.

Gruaja tha: O Allah ji dëshmitar Ti dhe i Dërguari Yt se unë jam e kënaqur prej djalit tim.

Pastaj Profeti a.s kthehet nga djaloshi dhe i kërkon të thotë fjalën e dëshmisë ” La ilahe illallahu uahdehu la sherike leh ue esh’hedu enne Muhammeden abduhu ue  rasuluhu”, që këtë herë djaloshi arriti ta artikulojë.

Më pas Profeti a.s thotë: “Falenderimi i takon Allahut, që e fali atë me ndërmjetësimin tim.”

Burimi: Musnedi, Ahmed b. Hanbel; Taberani.

 

Përktheu: Marius Tafani

© URTËSI.AL

Postime të ngashme

%d bloggers like this: