Kujdesi për të moshuarit

Islami na porosit që të respektojmë njerëzit e moshuar, qofshin këta prindër, të afërt e të njohur, e çdo të moshuar tjetër. Njerëzit, me kalimin e moshës, fillojnë të humbasin potencialin e tyre biologjik, vitalitetin fizik dhe aftësitë e të menduarit apo të rritin ndjenjat e tyre emocionale tej kufijve të zakonshëm.

Për këtë arsye, në këtë periudhë të jetës ata kanë më shumë nevojë për njerëzit. Në të gjitha këto raste, myslimanët duhet të respektojnë pleqërinë. Profeti Muhamed (s.a.s) ka thënë: “Çdo njeri që tregohet i dashur ndaj një të moshuari, Allahu do t’i dërgojë dikë që do të jetë i dashur ndaj tij kur ai të plaket.”

Prania e prindërve është një bekim nga Allahu. Prania e tyre sjell paqe, lumturi, mirëkuptim, qetësi, mëshirë dhe shpërblim nga Allahu. Respekti ndaj të moshuarve bëhet shkak edhe për shtimin e zgjerimin e rrizkut.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: