Konsultimi në Islam

Konsultimi është një ndër praktikat e Profetit a.s dhe të nxitura prej tij.  Këtu do të  sqarohet edhe qëndrimi i Profetit a.s ndaj konsultimit dhe arsyes pse predikohet ajo. Në legjislacionin Islam, konsultimi është i lejuar, por nuk është i domosdoshëm gjithmonë bërja e tij. Qëllimi i konsultimit është të nxjerrë në pah mendimet e myslimanëve, të marrë mendimet e profesionistëve në një çështje të caktuar dhe t`i mbajë zemrat e myslimanëve të lumturuara, të kënaqura.

Në legjislacionin Islam dhe në argumentet e dispozitave, drejtuesi përzgjedh mendimin më të përshtatshëm ndër mendime të tjera të myslimanëve. Nëqoftë se nuk do të ketë mendim për tu pranuar atëherë praktikimi i një mendimi që nuk bie ndesh me Kuranin, Sunetin dhe Ixhmanë e myslimanëve, është i lirë.

Në Hudejbije pamë se I Dërguari i Allahut a.s konsultohej me shokët e tij. Dihet që Hz. Ebu Bekri ka thënë: “O i Dërguar i Allahut. Dole në udhëtim duke u drejtuar nga Qabja. Kështu pra, vazhdoje atë dhe kush na del pengesë për të arritur atje, e luftojmë.”

Fillimisht Profeti a.s e pranoi këtë mendim dhe e vazhdoi rrugën drejt Mekes derisa deveja e tij u ul në gjunjë. Kur kuptoi se kafsha po e pengonte, e braktisi mendimin që iu parashtrua dhe tha: “Betohem në atë që ka në dorë shpirtin tim, që do bëj çdo gjë, do të jap çdo gjë që ata kërkojnë prej meje me kushtin që ata Kurejshit të mos i shtypin ndalesat e Allahut.” Atëherë, pa u këshilluar me njeri, pa marrë parasysh edhe kundërshtimet, kthen planin e veprimit, i caktuar ky prej mendimit të Ebu Bekrit, në një aprovim të kushteve të marrëveshjes së paqes dhe kushteve të politeistëve.

Kjo mbart këtë kuptim: Procedura e këshillimit, sipas Kuranit, Sunetit dhe Ixhmasë sot vjen menjehere pas dispozitës së shpalljes. Në të njëjtën mënyrë shohim se këshillimi predikohet për të zbuluar mendime të ndryshme, jo ngaqë në themel të saj ka sidomos miratimin dhe domosdoshmërinë e punimit me të.

Burimi: Fikhu’s Sire

Përktheu: Marius Tafani

Postime të ngashme

%d bloggers like this: