Këshilla për shëndetin

Gripi është një sëmundje virusale mjaft e përhapur. Virusi i gripit gjendet në çdo vend dhe të gjithë mund të preken prej tij. Më tepër nga gripi sëmuren fëmijët dhe të rinjtë, por ai është më i rrezikshëm për të moshuarit.

Virusi i gripit hyn në trupin e njeriut nëpër rrugët e frymëmarrjes. Ato përhapen shumë nëpërmjet të teshtiturit dhe të kolliturit të të sëmurëve me grip. Në përgjithësi kjo sëmundje zgjat 1-3 ditë. Ajo fillon menjëherë me të dridhura, dhimbje të kokës, gjoksit dhe muskulaturës, ndërsa temperatura arrin 39-40 gradë.

Gripi nuk ka ndonjë mënyrë të veçantë kurimi. Qëndrimi në regjim shtrati, ruajtja e pastërtisë, veçimi i të sëmurit nga të tjerët, janë disa nga masat e domosdoshme që duhen marrë. Temperatura e dhomës të të sëmurit duhet të jetë 18-23 gradë. I sëmuri nga gripi duhet të pijë shumë lëngje frutash.

Pakujdesia që tregohet ndaj gripit si një sëmundje që kalon shpejt mund të çojë në kompikacione të tjera, të cilat rrezikojnë jetën e të sëmurit.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: