Katër veprimet e prindërve që ndikojnë keq te fëmijët

Prindërimi është puna më e vështirë në botë, kështu shkruan “The Independent”. Ndonjëherë ndodh që prindërit gabojnë në mënyrën sesi i trajtojnë fëmijët.

Psikologia klinike, Ma. Lourdes “Honey” Carandang shpjegoi për Inquirer.net që janë katër shembuj përmes të cilëve ju negativisht po ndikoni në jetën e fëmijës tuaj:

1.T’i krahasoni fëmijët tuaj

Eshtë fyese dhe e hedh poshtë njërin fëmijë karshi tjetrit. Prindërit mund të jenë fajtorë dhe të mos e dinë.

2.Të përdorni etiketime

Nofkat mund të duken si të parrezikshme, por ato mund të lënë shenjë përjetësisht tek fëmijët nëse përdoren shpesh.

3.Të vini një shembull për ngacmim

Fëmijët jo vetëm që ju dëgjojnë se çfarë thoni por edhe ju shohin se çfarë bëni. Ndaj keni kujdes se si i trajtoni edhe të tjerët.

4.Ta lini favorizmin që ndikon në disiplinë 

Ndodh që prindërit ta pëlqejnë më shumë një nga fëmijët dhe veprimet e papëlqyera mbeten pa u dënuar ndërsa te vëllezërit e motrat e tjera nuk ndodh kjo gjë.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: