Ji gjithmonë “gati”!

Çdo i mençur duhet të përgatitet për largimin nga kjo botë, sepse askush nuk e di se kur do të vijë urdhri nga Zoti i tij (për t’i marrë shpirtin). Kam parë shumë njerëz të magjepsur pas rinisë së tyre. Si mund t’i harrojnë paraardhësit e tyre që nuk ekzistojnë më? Si mund ta ushqejnë veten me shpresa për një jetë të gjatë, duke mos e sjellë ndërmend fundin?

Një njeri që përpiqet të shtojë dituritë, mund t’i thotë vetes: “Sot do të mësoj e nesër do ta vë në zbatim”. Një shtyrje e vonim i tillë mund ta lërë atë njeri të vazhdojë në devijim, pa i dhënë mundësinë të shfrytëzojë mirësinë e momentit. Vazhdon të shpresojë se do t’i lajë këto të këqija ditën e nesërme kur të kryejë vepra të mira, të cilat do t’i fshijnë të këqijat, duke harruar se vdekja mund të vijë e papritur.

Njeri i mençur është ai që e vlerëson çdo çast të jetës së tij, duke e gjetur kohën e duhur për secilin obligim. E atëherë, nëse vdekja do t’i vinte papritur, do ta gjente gati.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: