Ja katër mënyra si të humbni kalori

Ecni një minutë çdo ditë

Ecja është një mënyrë e mirë për tu dobësuar. Nëse doni të fuqizoni efektin dobësues të të ecurit, këtij aktiviteti shtojini çdo ditë një minutë më shumë. Do të shihni se pa e kuptuar fare, trupi juaj do të bëhet më elegant ndërsa ju do të lodheni më pak për këtë përpjekje.

Praktikoni  “vigani-shkurtabiqi”

Një herë në javë, praktikoni  disa  ushtrime ”vigani-shkurtabiqi”, që do t’ju lejojnë të riforconi muskujt e gjymtyrëve të poshtme. Fillojeni me 15, duke e rritur këtë numër dalëngadalë gjatë stërvitjes tuaj të thjeshtë por të dobishme.

Filloni javën me ”push up”

Ndonjë ushtrim push up (ushtrimi që ne e quajmë pompa) do t’ju lejojë të vini trupin në lëvizje pas dembelizmit të fundjavës e gjitha në avantazh të të ecurit të përditshëm.

Ushtrim për pulpat

Ky ushtrim është shumë i rëndësishëm, sidomos për këdo që ecën vazhdimisht, përderisa mund të shmangin dhimbjet dhe tërheqjet muskulare. Çdo ditë, përpara ecjeve tuaja, bëni një seri të thjeshta ushtrimesh për pulpat e do të ndjeni lehtësim.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: