Islami dhe ateizmi (I)

Nëse e konsiderojmë Islamin si besim thelbësor se ekziston një Krijues suprem dhe se gjithçka tjetër është thjesht një krijim i Krijuesit, pa ortak në sundim, atëherë mosbesimi në Zot, është në kundërshtim me atë që mbështet Kurani. Marrëdhënia e Kuranit me besimin ateist është interesante pasi realitete të caktuara ekskluzivisht për njerëzimin supozohet të jenë të vërteta. Në fakt, Islami e merr besimin nga një fuqi më e lartë në formën e një instikti të lindur, të vendosur në qeniet njerëzore, siç dëshmohet nga shumica dërrmuese e shoqërive. Sidoqoftë, kjo nuk nënkupton që shoqëritë njerëzore priren të kenë besimet e duhura për Zotin dhe Kurani e adreson këtë fenomen. Atezimi karakterizohet nga refuzimi i ekzistencës së një fuqie më të lartë. Sipas Islamit, ky nocion është aq absurd saqë Kurani merret me të drejtpërdrejt vetëm disa herë. Siç do ta shohim, argumentet specifike janë jashtëzakonisht logjike nga formulimi, por qasja e mbetur ndaj ateizmit në të gjithë tekstin është veçanërisht delikate dhe vazhdimisht e tillë. Kjo për shkak se argumentet e mëtejshme janë ndërthurur me çështje të shumta të tjera, me të cilat përballen qeniet njerëzore, ndër të cilat, më e pakta është korrigjimi i besimeve të gabuara për Zotin në përgjithësi. Çfarë thotë Kurani për ateizmin? Në suren Tur (52/35), Kurani i drejton lexuesit një sërë pyetjesh retorike:

“A mos vallë, ata janë krijuar nga hiçi apo mos janë ata krijues të vetvetes?!”

Dhe në ajetin vijues, Kurani thotë:

“A mos vallë ata kanë krijuar qiejt dhe Tokën? Nuk është kështu, por ata nuk janë aspak të bindur.”

Siç mund të shihet, Kurani përdor argumente kundër ateizmit që janë shumë të drejta. Edhe pse janë pak fjalë, mbartin një kuptim të thellë. Megjithë arsyetimin e qartë dhe konciz, Zbritësi i Kuranit e di se lexuesi mund të mos jetë i bindur vetëm me këtë. Si i tillë, Kurani në të vërtetë nuk largohet nga tematika. Përkundrazi, ai përdor një strategji të qëndrueshme, që asnjë libër tjetër nuk përputhet në aspektin e qasjes. Marrim për shembull këto vargje:

“Ne do t’u tregojmë atyre shenjat Tona në hapësirat tokësore e qiellore, si dhe në vetvete, derisa t’u bëhet plotësisht e qartë se ai (Kurani) është e vërteta. Vallë, a nuk të mjafton tz që, Zoti yt është Dëshmues i çdo gjëje?!” (Fusilet 41/53)

“Shenjë për ata është toka e vdekur; Ne e ringjallim atë dhe nga ajo nxjerrim drithëra, me të cilat ushqehen.” (Jasin 36/33)

Këto dhe shumë vargje të tjera mund të gjenden në Kuran, çdo herë duke përdorur një larmi shembujsh të ndryshëm, duke i nxitur lexuesit e tij të reflektojnë, sfidojnë dhe rishqyrtojnë bindjet e tyre për Zotin, që nuk janë në përputhje me të vërtetën. Që dikush të mund të shihte qiellin e natës të mbushur me yje dhe të merrte vetëm një pamje të vogël të universit të gjerë, që dielli dhe hëna shërbejnë për qëllime të qarta dhe të sakta në jetën tonë, dhe se natyra është aq përsosmërisht simetrike, por komplekse, janë të gjitha argumente që diçka inteligjente dhe e fuqishme i vendosi ato në funksionim të përkryer. Megjithatë, Kurani me butësi i kujton lexuesit të përdorë intelektin e tij dhe të reflektojë për çdo dyshim që ka lidhur me ekzistencën e Krijuesit. Ai bën diçka shumë të veçantë për sa i përket stilit në këtë rast: Kurani propozon, në një mënyrë të veçantë por të përmbledhur dhe domethënëse, argumente me të cilat një seri e tërë çështjesh mbulohen menjëherë. Në fakt, ai përfshin aspekte të shumta të jetës në një varg duke përdorur sa më pak fjalë të jetë e mundur.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: