Ilaçi i smirës

Mëkatet që bëhen me zemër, janë më të rrezikshme se ato që bëhen me gjymtyrë. Smira, zilia, urrejtja, janë sëmundje që dominojnë edhe mënyrën e sjelljes më pas. Ka femra që kanë smirë shoqet e tyre për shkak se kanë pasur sukses në martesë. Të tjerë ndiejnë smirë dhe zili për kolegët e tyre, që ngrihen në post…

Profeti (s.a.s) ka thënë: “Ruhuni nga smira, se ajo i djeg veprat e mira siç djeg zjarri drutë.” Kurse në një thënie tjetër, ai shprehet: “Në zemrën e besimtarit nuk mund të bashkohen besimi dhe smira.”

Smira nuk djeg vetëm shpërblimin e punëve të mira, por largon vetë besimin nga zemra, duke e shndërruar zemrën në një kukull në duart e shejtanit, andaj duhet të bëjmë ç’është e mundur për t’u shëruar nga kjo sëmundje.

Ndër ilaçet e efektshme të smirës janë: leximi i Kuranit, në veçanti dy suret “Felek” dhe “Nas”, lidhja e fortë me Zotin, lutja dhe largimi nga mëkatet. Mos harroni edhe lëmoshën, sepse nuk ka gjë që të mbron nga smira siç mbron ajo.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: