I Besuari!

Periudhat e fëmijërisë, të rinisë dhe pjekurisë së profetit Muhammed (s.a.s.) patën qënë në cilësinë e hyrjes, shkallareve dhe shkallëve drejt profetësisë, në mënyrë të tillë që një shumicë njerëzish nga ata që e njihnin, i patën besuar dhe i qenë dorëzuar sapo pati shpallur se ishte ngarkuar me detyrën e profetësisë.

Ai (a.s.) nuk kishte gënjyer qoftë edhe njëherë të vetme në jetën e tij, kurse tani pikërisht ky njeri fliste për Allahun dhe se ishte pejgamber. Si mund të ndodhte që një njeri që nuk kishte thënë diçka të kundërt me realitetin edhe në çështjet më të vogla, të mund të thoshte gënjeshtër në një çështje kaq të madhe e sublime? (Buhari, bedul vahj 3).

Një gjë e tillë, s’mund të ndodhte kurrsesi. Ja pra, njeriu i asaj dite kështu mendonte. Edhe nëse jo të gjithë ata që e linin mënjanë inatin dhe zilinë, besonin menjëherë. Periudha që jetoi profeti Muhammed (a.s.) qe periudha e injorancës, mirëpo ky emërtim i është vënë asaj periudhe lidhur me jetesën e atyre që patën mbetur jashtë kohës që qe e posaçme vetëm për të.

Ai (a.s.) nuk e pati jetuar periudhën e injorancës ndonëse pati jetuar në atë periudhë. Ai pati qënë njeriu i sigurisë e i besueshmërisë dhe gjithashtu çdo njeri, të tillë e pranonte atë.

Nëse dikush duhej të bënte një udhëtim dhe i duhej ta linte familjen në një dorë të sigurt, pa u lëkundur aspak i drejtohej Muhammedit (a.s.). Nëse dikush mendonte t’ia dorëzonte mallin në ruajtje dikujt, për këtë do ti drejtohej Muhammed eminit, të besuarit, duke e ditur se nga malli nuk do ti prekej as edhe një grimcë. Nëse dikush donte të dinte mendimin më të drejtë mbi një çështje, vraponte te ai etalon i drejtësisë , e dëgjonte atë, konkludonte në bazë të thënieve të tij dhe të gjitha shpjegimet e tij (a.s.) i bënte parim në çdo punë. Sepse profeti Muhammed (a.s.) nuk kishte gënjyer qoftë edhe njëherë në jetën e tij.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: