Hixhreti ose largimi nga mëkatet

Ç’është e vërteta, Hixhreti ka marrë fund në kuptimin e tij specifik, sepse i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Pas triumfit të Mekës nuk ka më Hixhret!” Mirëpo në kuptim të përgjithshëm, Hixhreti vazhdon dhe do të vazhdojë gjer në Kiamet. Çdo njeri që ka besuar, i cili lë vendin e tij, nënën, babain, të dashurit e miqtë dhe shkon vend më vend me synimin për t’u treguar të drejtën dhe të vërtetën zemrave nevojtare, ndodhet në kuadrin e dobishëm të një Hixhreti, një emigrimi pa mbarim. Nuk ka dyshim, se ky person do ta marrë sevapin dhe të mirën e kësaj pune.

Por emigrues në kuptimin e plotë të fjalës është ai person, i cili largohet prej mëkateve dhe që i fshin prej zemre të gjitha dashuritë e tjera përveç dashurisë për Allahun (xh.sh). Të ikësh nga mëkatet, të trokasësh në portën e Zotit dhe të mos largohesh nga ajo portë është gjithashtu Hixhret. Një njeri, i cili pasi i ka braktisur mëkatet e kryera më parë, e quan rikthimin te të njëjtat mëkate më të dhimbshëm sesa hyrjen në zjarr, është vazhdimisht në rrugën e Hixhretit, në kuptimin e vërtetë të fjalës.

Njeriu që i sheh si një arë e minuar gurët e kufirit të gjërave të ndaluar, që u themi “haram” dhe që nuk u afrohet atyre, që i kushton kujdes dorës, këmbës, syrit, veshit, gojës dhe gjuhës së tij, do të thotë se bën Hixhret gjatë gjithë jetës. Edhe sikur të rrijë mes njerëzve, edhe sikur të tërhiqet në vetmi, emigrimi i shenjtë do të jetë bashkudhëtar besnik në thellësitë e botës së tij ndjesore.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: