Higjiena e trupit

Meqenëse disa pjesë të trupit i ekspozohen ndikimit të ndotjes së ambientit të jashtëm, atëherë këto pjesë duhet të pastrohen më shpesh. Këshillë! Pastrohuni nëse trupi juaj mban djersë. Mos i vishni sërish rrobat me djersë. Rrobat e bardha të brendshme të jenë të lara me zierje dhe mundësisht të hekurosura. Pasi të hyni në shtëpi ndërroni rrobat e punës dhe ato që mbanit jashtë.

Higjiena e duarve dhe e këmbëve

Duart i ekspozohen ndotjes, infektimeve dhe materieve të ndryshme që përmes tyre hyjnë në organizëm. Për këtë arsye për disa sëmundje thuhet se janë sëmundje të duarve të pista. Duart duhet larë sa më shpesh, sidomos para përgatitjes së ushqimit, para ngrënies si dhe kur kujdesemi për fëmijët. Thonjtë duhen prerë rregullisht.

Higjiena e këmbëve është jashtëzakonisht e rëndësishme. Djersitja e tepërt e këmbëve mund të irritojë lëkurën dhe mund të sjellë parakushtin për qelbëzim dhe sëmundje mykotike. Çorapet duhet të jenë të pambukta dhe të ndërrohen sa më shpesh. Këmbët duhen larë çdo ditë dhe të fshihen rregullisht.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: