Hallall apo haram?

Në kohët e hershme, një beduin nga shkretëtira mbërriti në qytet. Meqë sapo kishte hyrë koha për të falur namazin, ai u drejtua për në xhami. Me të mbërritur, pa një djalosh jashtë dhe i tha: “A kujdesesh pak për devenë time, sa të falem:” Djaloshi pranoi dhe beduini hyri brenda në xhami. Pasi përfundoi namazin, beduini u ngrit që të dilte nga xhamia. Para se të vishte këpucët, ai nxori një dërhem me qëllim që t’ia jepte djaloshit që ishte kujdesur për devenë e tij.

Mirëpo kur doli jashtë, pa që deveja ishte vetëm dhe se i mungonte kapistra. Djaloshi, ia kishte marrë kapistrën devesë dhe ia kishte mbathur. Meqë s’kishte ç’të bënte tjetër, vajti në pazar të blejë një kapistre tjetër për devenë. Atje, ai gjeti kapistrën e devesë së tij të vjedhur. Iu afrua shitësit dhe e pyeti se sa kushtonte.

“Një dërhem”, – iu përgjigj shitësi.

Beduini heshti pak, pastaj tha: “I pa të meta je, o Zot! Doja t’i jepja një dërhem hallall  atij djaloshi, por ai deshi ta marrë vetëm në rrugë haram”.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: