Gratë e xhenetit

Profeti a.s u thotë shokëve të tij: A dëshironi t’ju tregoj se cilat janë gratë e xhenetit?
Po i Dërguari i Allahut, i thonë shokët e tij.
Profeti a.s i tregon kështu këto gra që meritojnë lumturinë e vërtetë: Ato i duan shumë burrat e tyre, u japin atyre fëmijë, kur ndodh ndonjë grindje ose burri është i nxehur me to, ato vendosin dorën e tyre mbi dorën e burrit dhe i thonë; ja dora ime është mbi dorën tënde, unë nuk do të vendos gjumë në sy derisa ti të më falësh dhe të jesh i kënaqur prej meje.
Të pakët janë burrat të cilët pas kësaj sjellje të grave të tyre nuk do të sillen më butë dhe nuk do të pranojnë që edhe ata kanë faj në këtë mes.

Gruaja e cila e praktikon këtë formulë me burrin e saj, jeta dhe ahireti i saj do të jetë xhenet. Dhe ai burrë i cili nuk e pranon faljen dhe nuk vepron me butësi ndaj kësaj gruaje, ai burrë do t’i japë llogari Allahut

Burimi: Taberânî, el-Kebîr, 19/140; el-Eusat, nr. 1764; Hejthemî, Mexhmau’z-Zeuâid, 4/312; Mundhirî, et-Tergib

Përktheu: Marius Tafani

Postime të ngashme

%d bloggers like this: