Gjendja e edukatorit të vërtetë

Kur edukuesi i vërtetë ulet me nxënësit e tij, ai e ka detyrim të mendojë se gjithësecili prej tyre është më i mirë sesa ai. Kjo nuk është shtirje, por një gjendje që ai vërtet duhet ta besojë. ‘Unë jam më i keqi dhe të tjerët më të mirë se unë.’ Dikush mund të pyesë, se si është e mundur diçka e tillë? Si është e mundur, ndërkohë që edukatori fetar gjithë ditën merret me shërbim ndaj fesë, ndërsa njerëzit e tjerë më shumë me punët e dynjasë?

Njeriu që ta kuptojë këtë, duhet vetëm t’i drejtojë vetes një pyetje: ‘A nuk t’i ka mbuluar Zoti gjendjet e tyre të fshehta dhe ti je i vetëdijshëm për çdo gjendje tënden?’ Ky edukues, kur kthehet në shtëpi dhe mendon për ditën e tij të gjatë, kupton largësinë që ka prej Zotit. Kështu ky njeri duhet ta shohë pozicionin e tij si shumë të thjeshtë midis të tjerëve.

Kur ne i shohim adhuruesit e Zotit në pamjen e tyre të jashtme, ajo tregon se ata e duan Allahun dhe të Dërguarin e tij, kështu që duhet të mendojmë mirë për ta. Ky ishte shembulli i edukatorve të vërtetë. Kur dikush prej tyre ulej përpara nxënësve, e shihte veten në aspektin e jashtëm si mësues të tyre dhe në aspektin e brendshëm, çdo nxënës e shihte si mësuesin e tij.

Njëherë një dijetar i madh po jepte mësim para nxënësve dhe u betua duke thënë: ‘I betohem Allahut, se çdokush prej jush është më i mirë se unë, por Allahu ma dha këtë detyrë dhe unë po përpiqem ta bëj atë.’

“Atë ditë, njeriu do të vihet në dijeni për veprat që ka bërë dhe për ato që ka lënë pa bërë. Madje njeriu do të dëshmojë kundër vetvetes, edhe sikur të paraqesë shfajësimet e tij.” (Kijame, 75/13-15)

Sa herë vij në këtë vend dhe ndonjëherë nuk di ç’të them. E di temën, po nuk di nga t’ia nis. Ulem, i kërkoj ndihmë Zotit dhe shoh fytyrat e njerëzve para meje. Allahu i Lartësuar më ndihmon dhe më nderon që të vazhdoj ligjërimin, ndërkohë që unë e di prerazi, se ajo që më vjen është në sajë të virtytshmërisë suaj. E di që mes jush ka evlija, të devotshëm dhe njerëz të mirë.

Kështu duhet të jetë gjendja e edukatorit të vërtetë.

Said Ramadan el-Buti (r.a)

 

Postime të ngashme

%d bloggers like this: