Frenimi ose kontrollimi i mendimeve stresuese

Shpeshherë, kur ndodhemi në gjendje stresi, menjëherë goditemi nga një breshëri mendimesh shqetësuese që përsëriten e përsëriten vazhdimisht. Ekzistojnë disa teknika për t’i penguar ose kontrolluar këto mendime negative. Ja disa prej tyre:

-Ndalimi i mendimeve. Ndërprerja e rrjedhës së mendimeve stresuese nëpërmjet ndryshimit të pasojës. Nëse një mendimi negativ i shoqërojmë një pasojë negative, atëherë mendja jonë do të ndalet menjëherë nga të menduarit keq.

-Përqendrimi i vëmendjes në një çështje të caktuar, sepse kur truri është i zënë me diçka tjetër, s’ka vend për mendimet negative.

-Angazhimi me detyra. Sapo në mendje t’ju vijnë mendimet negative, përfshihuni menjëherë me të gjitha energjitë në një punë, si p.sh. rregullimi i raftit të librave, etj.

-Ndryshimi i mjedisit është gjithashtu shumë i efektshëm për të shmangur mendimet negative.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: