Fjala e duhur në vendin e duhur…

Çdo fjalë e thënë duhet të ketë për qëllim ose të sqarojë një çështje, ose të japë një përgjigje. Njeriu duhet të heshtë atje ku duhet heshtur dhe të flasë atje ku duhet folur.

Të folurit e shumtë është një sëmundje që vjen si pasojë e çekuilibrit të mendjes dhe të shpirtit. Gjithmonë pëlqehet ajo fjalë, që në rrugën më të shkurtër, pa i turbulluar mendjen bashkëbiseduesit, arrin t’i shprehë atij diçka.

Njeriu e tregon veten me fjalët që thotë dhe me sjelljen e tij pasqyron nivelin shpirtëror. Llafazanët që s’ia lëshojnë fjalën askujt, sikur çdo thënie e tyre është e nevojshme, me kohë fitojnë neverenë e përbuzjen e atyre që e dëgjojnë.

Njeriu, aq sa shmanget nga sëmundja e të folurit shumë dhe dëshirës që të tjerët t’ia pëlqejnë fjalën, aq edhe më i afërt bëhet me Krijuesin dhe krijesat e tij, kësisoj fiton edhe dashurinë e tyre.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: