Fatura e syve

Një të moshuari iu veshën sytë dhe për disa ditë e humbi shikimin. Pasi u vizitua tek doktori ai i propozoi një operacion të lehtë dhe ashtu ndodhi.

Pas operacionit sigurisht i erdhi shikimi dhe doktori i dorëzoi faturën e shpenzimeve. Pasi i hodhi një sy, të moshuarit i rrodhën lotë.

Doktori i prekur nga kjo i tha: “Nëse të duken shumë do mundohem të bëjmë një zbritje”.

I moshuari ia ktheu: “Jo, nuk e kam hallin tek shpenzimet dhe shuma. Ajo që më bëri të qaj është fakti se Zoti m’i ka dhuruar këto sy me të cilët kam parë për 70 vite dhe asnjëherë nuk me dërgoi faturë”.

Faleminderit Zot!

Postime të ngashme

%d bloggers like this: