Edukimi përmes punës

-Njëra prej detyrave të edukimit në ditët tona është t’u ngulitet në shpirt fëmijëve edukata e punës dhe bashkëjetesa në kolektiv.

-Gjatë gjithë jetës sime e kam dashur me shpirt si punën mendore, ashtu edhe punën fizike; madje mund të them se punën fizike e kam pasur më për zemër.

-Gjatë një ore pune mëson më shumë se gjatë një dite me shpjegime, sepse nëse e vë fëmijën të punojë në ndonjë punishte, duart e tij do të lëvrijnë, duke i sjellë dobi mendjes, e për rrjedhojë ai ta ndiej veten filozof, në një kohë që punon si zanatçi.

-Edukimi duhet të zhvillojë te njeriu reflekset pozitive dhe sidomos dashurinë për punën. Një edukim i tillë do ta ndihmonte njeriun të gjente në jetë punën që i shkon më përshtat.

-Nuk është kurrë shpejt të pyesësh veten: “Po bëj diçka, apo po merrem me vogëlsira?”

-Nëse do t’ia shuash urinë dikujt për një ditë, jepi një peshk. Nëse do t’ia shuash urinë për gjithë jetën, mësoje të peshkojë.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: