E njoha ngaqë u përgjigjej lutjeve të mia

Ai vajti nën hijen e një peme dhe u lut me fjalët: “Zoti im, çfarëdo dhuntie të më japësh, unë jam nevojtar!” (El-Kasas, 24)

Kjo ishte lutja që Profeti Musa (a.s) i drejtoi Zotit të Madhëruar pasi Ai e shpëtoi nga populli keqbërës, dhe Zoti ia pranoi lutjen.

Lutja është diçka thelbësore dhe duhet të bëhet në çdo hap që hedhim, në çdo vështirësi. Profeti Muhamed (a.s) thotë: “Zotit i vjen zor t’ia kthejë duart bosh një njeriu që i ngre ato drejt Tij duke thënë: O Zot! O Zot!”

Një njeri i mirë u pyet: “Si e njohe Zotin?”

Ai u përgjigj: “E njoha ngaqë u përgjigjej lutjeve të mia. Ai nuk m’i ka kthyer kurrë mbrapsht lutjet.”

Shumë njerëz nuk luten duke menduar se nuk është e nevojshme pasi Zoti ua di hallet. Por kjo nuk është e drejtë. Zotit i pëlqen ta dëgjojë zërin tonë duke u lutur, i pëlqejnë duart që ngrihen lart drejt Tij.

Tregoji Zotit sa i varfër je, të të furnizojë nga pasuritë e Tij të pafundme. Tregoji sa i dobët je, të t’i forcojë këmbët. Drejtoju i përulur, të të furnizojë me krenarinë dhe fisnikërinë e Tij.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: