Dyshuesi në ferr dhe i binduri në parajsë

Në një transmetim thuhet se një njeri prej Benu Israilëve ka qenë një ndër njerëzit më të devotshëm të kohës së vet, e një njeri tjetër ka qenë njeriu më i prishur dhe më mëkatari. I devotshmi ka vdekur, ndërsa Musait (a.s) i është thënë: “Ai njeri është banor i Xhehenemit.” Kur ka vdekur mëkatari, Musait (a.s) i është thënë: “Ai njeri është banor i Xhenetit.”

Musai (a.s) shkoi te gruaja e të devotshmit dhe e pyeti: “Çfarë ka punuar burri yt?” Ajo iu përgjigj: “Ka qenë njeriu më i devotshëm dhe këtë e dinë të gjithë.” Ai më tej e pyeti: “E çfarë ka punuar më tepër?” Ajo iu përgjigj: “Sa herë që shkonte të flinte, do të thoshte: “Lum për ne, nëqoftëse është e vërtetë ajo çfarë ka sjellë Musai (a.s).”

Kur e pyeti gruan e mëkatarit se çfarë kishte punuar burri i saj, ajo i tha: “Ka qenë njeriu më i keq dhe më mëkatari dhe këtë e dinë të gjithë.” Ai e pyeti: “E çfarë ka punuar tjetër?” Ajo i tha: “Sa herë që shkonte të flinte, do të thoshte: “Nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe falënderoj Allahun për atë me të cilën e ka dërguar Musain (a.s).”

Postime të ngashme

%d bloggers like this: