Dymbëdhjetë këshillat e Xhafer es-Sadik’ut për djalin e tij Ismailin

Këto janë këshillat që i tregojnë njeriut rrugën për te drejtësia dhe lumturia:
1. Kush mjaftohet me atë që ka, është gjithmonë i pasur, por nëse një person sado i pasur qoftë, lakmon pasurinë e të tjerëve, ai do të jetë gjithmonë i varfër. Dhe i varfëri largohet nga kjo botë si nevojtar duke mos gjetur kurrë qetësi në jetë.
2. Kush nuk pajtohet (kënaqet) me caktimin e Allahut, quhet sikur ka kundërshtuar urdhrat e Tij.
3. Kush nuk i sheh gabimet dhe të metat e veta, të metat e tjerave i sheh më të mëdha se ç’janë. Një person i tillë gjithmonë mundohet të gjejë gabime te të tjerët. Kështu që kurrë nuk arrin të kuptojë të metat e tij, duke mos mundur t’i përmirësojë këto gabime, merr veten e tij në qafë.
4. Kush dëshiron t’i nxjerrë në pah të metat e të tjerëve, një ditë do të fëlliqet para njerëzve duke i dalë në pah të metat e veta.
5. Kush ngre shpatën për të përçarë myslimanët, është i destinuar të humbë jetën nga kjo shpatë.
6. Kush mundohet t’i bëjë gropën tjetrit, bie vetë brenda. Kështu që dënimin e merituar, e përgatisin me duart e tyre.
7. Sa të kesh mundësi shoqërohu me njerëz të ditur, mëso prej tyre, sepse kështu rritesh në pozitë dhe në vlera.
8. Nëse shoqërohesh me injorantët dhe të mjerët, një ditë ata do të ulin dhe ty në nivelin e tyre, kurrë mos ji i afërt me kësi të tillë.
9. Kush shoqërohet me ata që kryejnë vepra të këqija, vjen një ditë bëhet ata.
10. Mos u tut kurrë të thuash të vërtetën, kudo që të ndodhesh. Duhet të thuash të vërtetën edhe nëse e di që prej kësaj të vërtete do të dëmtohesh! Ndoshta në fillim do të përballesh me probleme, por do të përfitosh shumë prej kësaj. Nuk mund të përfitosh kurrë sepse ke fshehur të vërtetën! Sepse këto përfitime janë të përkohshme, vjen një moment, që, përfitimi i pritur, bëhet një humbje dhe dëm i pashmangshëm për ty.
11. Shmangu turpërimit dhe përplasjes së të metave në fytyrë të tjerëve, nëse vepron kështu, të gjithë bëhen armiqtë e tu. Vjen një moment dhe sheh të të përplasen në fytyrë të metat e tua.
12. Nëse përballesh me ndonjë situatë ku ke nevojë për ndihmë, mos i trego të gjithëve për këtë! Mos kërko ndihmë prej çdokujt, por vetëm prej atyre që i di që janë bujarë dhe ndihmues.
Pasi i jep këto këshilla djalit të tij, i thotë:
Nëse do të veprosh sipas këtyre këshillave, do të gjesh rehatinë në këtë botë dhe shpëtimin në botën tjetër.

Marius Tafani

Postime të ngashme

%d bloggers like this: