Dy rekate më të dashura se e gjithë dynjaja

Një ditë, një dijetar kishte shkuar te varrezat që të përkujtonte vdekjen. Kur u kthye, rrugës pa një pemë dhe u afrua të pushonte nën hijen e saj. Meqë ishte me abdes, fali dy rekate namaz, pastaj u ul. Aty e zuri gjumi dhe pa në ëndërr një nga të vdekurit, i cili po vinte duke tërhequr zvarrë qefinin. I dha selam dhe qëndroi te koka e tij:

Tha: A më njeh mua? Erdha të të flas për një çështje të madhe.

Thashë: Ç’është ajo?

Tha: A të kujtohen dy rekatet që i fale më parë?

Thashë: Po.

Tha: Për Zotin! Unë kam shumë dëshirë të kthehem në dynja dhe t’i fal dy rekate të tilla… Ju, o të gjallë, jeni të mjerë! Punoni, por nuk dini. Ndërsa ne të vdekurit dimë, por nuk mund të punojmë… Na iku jeta pa bërë vepra të mira…

Postime të ngashme

%d bloggers like this: