Dritë mbi dritë!

Xhamitë janë shtëpitë e Allahut. Aty përmendet shumë emri i Tij dhe lutje pa fund drejtohen drejt Tij. Aty bashkohen shumë drita dhe aty gjen qetësi zemra dhe shpirti i besimtarit. Njeriun e sinqertë nuk e pengojnë tregtia e punët e kësaj bote për ta përmendur Zotin e Tij. Kur ti shkon në xhami për të takuar Allahun, Zoti të mbështjell me dritë. Prandaj nëse dëshiron më shumë dritë, vizitoji më shpesh shtëpitë e Zotit. Aty shijon ëmbëlsinë e namazit. Aty takohesh me fytyrat e ndriçuara dhe të buzëqeshura të vëllezërve të tu. Aty takohen dhe këmbehen dritat.

Mos harro se agimi dhe mbrëmja janë kohët më të mira për këtë. Në fillim ke nevojë ta presësh ditën me dritë dhe i mbushur shpirtërisht, ndërsa në fund ke nevojë të mbështetesh te Zoti për ta larguar lodhjen e saj.

Nëse nuk i shfrytëzon këto stacione dhe nuk e mbush kohën me përkujtimin e Zotit, dije se je bërë për t’u mëshiruar. Mos harro se shtëpia e Allahut është e hapur gjithmonë dhe Ai pret të takohet me robërit e Tij të dashur…

Postime të ngashme

%d bloggers like this: