Dobitë e besimit në Ahiret

Pas besimit në Zot, besimi ndaj Ahiretit zë vendin kryesor në sigurimin e një rendi paqësor shoqëror. Ai që nuk beson se një ditë do të thirret për të dhënë llogari, për ato çfarë ka bërë në këtë botë, nuk mund të shpresojë për një jetë të ndershme dhe të drejtë. Çfarëdo që ne bëjmë, të vogël apo të madhe, të rëndësishme apo të parëndësishme, regjistrohet nga engjëjt fisnikë.

Zoti i di të gjitha veprat tona, synimet dhe mendimet. Ai njeri që jeton në mënyrë të ndërgjegjshme dhe i ka parasysh këto, do të gjejë paqe e lumturi në të dy botët.

Besimi në Ahiretin mbron të rinjtë nga jeta e shthurur dhe ngulit shpresën te të moshuarit. Cilido, duke përfshirë të moshuarin dhe të riun, mashkullin dhe femrën, të pasurin dhe të varfrin, ka aq nevojë të besojë në Ahiret, sikurse për ajrin, ujin dhe bukën…

Besimi në Ahiret duhet të na motivojë për t’i bërë shumë punë të mira dhe për t’i braktisur shumë të këqija. Profeti Muhamed (a.s) ka thënë: “Kush i beson Allahut dhe Ditës së Fundit le të flasë mirë, ose të heshtë. Kush i beson Allahut dhe Ditës së Fundit le ta nderojë mikun e tij. Kush i beson Allahut dhe Ditës së Fundit le të sillet mirë me fqinjin e tij!”

Postime të ngashme

%d bloggers like this: