Dituria, mirësia për të cilën harrojmë të falënderojmë

Ebu Kulabeh e kishte këshilluar nxënësin e tij Ebu Idris el-Khaulani me fjalët: “Kur Zoti të begaton me dituri shtesë, në këmbim të kësaj duhet të bësh edhe adhurime shtesë.”

Kjo këshillë është për t’i mësuar Ebu Idrisit dy mësime të rëndësishme:

Falënderimi ndaj Allahut nuk duhet të jetë i kufizuar vetëm me falënderimin ndaj Tij në formën verbale, por duhet të tregohet gjithashtu edhe me vepra.

Shpeshherë, kur mendojmë për mirësitë e Allahut, ne fokusohemi te gjëra si shëndeti, pasuria, por mirësitë më të mëdha janë besimi dhe dituria. Fatkeqësisht, harrojmë shpesh të falënderojmë për këto mirësi.

Rikujto që Allahu u ka premtuar shtim të mirësive atyre që janë falënderues dhe mirënjohës ndaj Tij.

“Dhe (rikujto) kur Zoti yt deklaroi, ‘Nëse më falënderoni, padyshim që do t’jua shtoj (mirësitë); por nëse tregoheni mosmirënjohës, dijeni se dënimi Im është i rëndë.’” (Ibrahim, 14:7)

Postime të ngashme

%d bloggers like this: