Dita e tridhjetë e Ramazanit

Dita e tridhjetë e Ramazanit

 

Ajeti i ditës

Faleni namazin, jepeni zeqatin dhe përkuluni në ruku bashkë me ata që përkulen (në namaz).

(Kuran: 2;43)

 

Hadithi i ditës

Ai që e agjëron Ramazanin dhe e përcjell atë duke agjëruar gjashtë ditë të tjera nga muaji Sheval, do të ketë shpërblim sikur të ketë agjëruar gjithë vitin.

[Muslimi]

 

Vepra e ditës

Jepni sadakanë e Fitrit

 

Ai që e jep sadakanë e Fitrit përpara namazit të Bajramit, do të pranohet prej tij (sipas këtij qëllimi), kurse ai që jep pas namazit të Bajramit, sadakaja e tij do të llogaritet si sadaka tjetër e zakonshme.

 

Duaja e ditës

O Allah! Më largo nga mëkatet e mia, ashtu siç e ke larguar Lindjen nga Perëndimi. O Allah! Më pastro nga mëkatet e mia, ashtu siç pastrohet papastërtia nga rroba e bardhë. O Allah! Laji me ujë, borë dhe akull mëkatet e mia!

Postime të ngashme

%d bloggers like this: