Dita e njëzetë e pestë e Ramazanit

Dita e njëzetë e pestë e Ramazanit

 

Ajeti i ditës

Të pyesin ty çfarë të japin si lëmoshë. Thuaju: “Çfarëdo bamirësie që bëni, ajo le t’u takojë prindërve, farefisit, jetimëve, të varfërve dhe udhëtarëve. Çfarëdo të mire që bëni, Allahu e di atë”.

(Kuran: 2;215)

 

Hadithi i ditës

Nuk do të hyjë në Xhenet ai që ndërpret lidhjet farefisnore.

 

Vepra e ditës

Vizitoni prindërit tuaj, vëllezërit dhe motrat ose të afërmit. Në qoftë se kjo nuk është e mundur merrini në telefon ose dergojuni mesazh.

 

Duaja e ditës

O Allah, bashkoji zemrat tona, rregulloji marëdhëniet tona, na udhëzo në rrugën e shpëtimit, na nxirr prej errësirës në dritë.

[Abu Davud]

Postime të ngashme

%d bloggers like this: