Disa qasje të rëndësishme rreth diturisë

“Ka një rëndësi tepër të madhe që të dimë se cilado qoftë dituria drejt së cilës e kemi drejtuar veten, të kemi si qëllim afrimin më tepër tek Allahu (xh.sh).”

“E gjithë dituria është e shenjtë. Unë e kam përmendur edhe më herët, dhe kam shkruar gjithashtu rreth fjalëve të babait tim për mua. Këto fjalë i kam mbajtur gjithmonë me vete që prej moshës 15-16 vjeçare. Kjo ishte koha kur ai më mori prej dore dhe do të më regjistronte për të mësuar dituritë e fesë islame.”

Ai më tha: “Sikur ta dija që rruga për të mbërritur tek Allahu kalon nga grumbullimi i plehrave në rrugë, do të të kisha bërë një pastrues rrugësh. Por unë kam reflektuar dhe kam arritur në përfundimin se rruga e mbërritjes tek Allahu kalon nëpërmjet diturisë. Kjo është arsyeja që unë të kam orientuar në këtë rrugë. Tani kërkoj prej teje që të mos e mësosh këtë fe për hir të një vendi pune, grade, pasurie, por në vend të këtyre, ta studiosh atë për të fituar kënaqësinë e Allahut.”

“Nëse një njeri ka për qëllim kënaqësinë e Allahut, edhe nëse ai studion për mjekësi, ajo do ta afrojë atë me Zotin. Kjo vlen edhe për shkencat e tjera si kimia, fizika, matematika, inxhinieria, atronomia, etj. Të gjitha llojet e diturisë duhet të jenë vetëm për një qëllim. Po çfarë bën dituria? Ajo zbulon realitetin e të Vërtetit. Dhe cila është e vërteta më e madhe e universit? I Vërteti i të gjitha të vërtetave dhe nuk ka asnjë dyshim për këtë.”

Muhamed Said Ramadan el-Buti (r.a)

Postime të ngashme

%d bloggers like this: