Disa këshilla për të luftuar stresin

Është vërtetuar se valët e stresit çlirojnë hormone dhe aktivizojnë sistemin nervor duke i bërë shqisat më të ndjeshme. Ja disa këshilla për ta luftuar atë:

  1. Planifiko kohën. Cakto përgjegjësitë dhe afatet përfundimtare si dhe renditi gjërat sipas prioriteteve.
  2. Shmangi fjalët boshe dhe kërko dikë që mund të të japë kurajë dhe me të cilin mund të bësh një bisedë të dobishme.
  3. Pyete veten herë pas here përse punon dhe sa kontribuon për mbarëvajtjen e familjes dhe vetes tënde.
  4. Qartësoje veten se puna nuk është jeta jote. Kujtohu për familjen, komunitetin dhe për çështje të tjera.
  5. Shpërbleji arritjet e tua dhe të atyre që mund t’i kesh nën mbikëqyrje.
  6. Fli sa duhet. Të blesh gjysmë ore nga televizori apo nga aktivitete të tjera për të fjetur pak më tepër, mund të të ndihmojë gjatë qëndrimit në punë.
  7. Rezervo pak kohë për të ndenjur me njerëzit më të afërt dhe planifiko për të pushuar apo për t’u qetësuar diku.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: