Disa fjalë për miqësinë

Miku juaj është nevoja juaj e ngopur! Është ara juaj që e mbillni me dashuri dhe e vilni me aq shumë mirënjohje. Është tryeza juaj dhe vendprehja juaj, sepse ju strehoheni aty dhe kërkoni qetësimin tuaj.

Nëse miku juaj beson mendimin e tij, mos ia fshihni tuajin, qoftë të kundërt, qoftë të njëjtë me të tijin. Kur ai hesht, zemra juaj nuk pushon së dëgjuari zemrën e tij, sepse në miqësi çdo mendim lind në heshtje dhe pjesëtohet me gaz të pashprehshëm.

Po të ndaheni me mikun, mos ndjeni dhembje.

Mungesa e tij mund t’ju bëjë të qartë gjënë që doni më shumë te ai, si alpinisti që e sheh malin më mirë se fushën. Pjesa më e mirë të jetë për mikun tuaj! Nëse ai do të duhet të njohë tërheqjen e baticës suaj, bëni të njohë edhe vërshimin e saj. Dhe ndani kënaqësitë duke buzëqeshur me ëmbëlsinë e miqësisë. Sepse në vesën e vogëlsive zemra zbulon agimin e vet dhe ngushëllohet.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: