Disa dobi shëndetësore të namazit

Megjithëse qëllimi i faljes së namazit nuk është përfitimi i dobive në aspekte të ndryshe, por vetëm zbatimi i urdhërit të Allahut, është me rëndësi të dimë se namazi ndikon pozitivisht në shumë aspekte të jetës sonë. Shkencëtarët vazhdimisht kanë bërë kërkime rreth dobive shëndetësore të namazit dhe vetëm disa prej tyre mund t’i përmendim si në vijim:

-Sa më shumë të vihet koka në tokë gjatë ditës, aq më shumë gjak do të shkojë në tru.

-Për shkak se ulen dhe ngrihen në mënyrë të drejtë, sytë e atyre që falin namaz zotërojnë qarkullim më të fuqishëm të gjakut. Tek ata nuk rritet tensioni në sy dhe sigurohet këmbim i vazhdueshëm i lëngut nga këndi i syrit, që parandalon sëmundjen e kolorit.

-Lëvizjet izometrike në namaz ndihmojnë përzierjen e mirë të ushqimeve në stomak, tajitje të lehtë të vrerit dhe për këtë arsye mosgrumbullimin e vrerit në qese. Lëvizjet parandalojnë gjithashtu formimin e gurëve në veshka.

-Lëvizjet ritmike në pesë kohët e namazit, duke i vënë në lëvizje muskujt dhe nyjat, që në jetën e përditshme nuk vihen në lëvizje, shmangin sëmundje si artroza e nyjave dhe shtangimi i muskujve.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: