Dimri, oazi i të devotshmëve

Net të gjata për adhurim dhe ditë të shkurtra për agjërim!

Me ardhjen e stinës së dimrit ftohet moti, por jo shtëpitë. Po ashtu, trupi mund të mardhë, por zemra duhet të jetë e ngrohtë. Stina e dimrit është një mundësi e artë për njerëzit e devotshëm. Abdullah bin Mesudi (r.a) do ta shprehte dashurinë dhe vlerësimin për këtë stinë me këto fjalë: “Net të gjatë për adhurim dhe ditë të shkurtra për agjërim.”

Ndaj secili nga ne, sidomos rinia, duhet të tregohet vigjilent.

Begatojini netët tuaja me adhurim ndaj Allahut të Lartësuar. Ndriçojini fytyrat tuaja me namaz, shtojini lutjet dhe dlirësojini mendjet dhe zemrat duke lexuar Kuranin Fisnik.

Netët e gjata të dimrit janë një mundësi e artë dhe për të përsëritur suret që keni mësuar apo për të mësuar sure të reja…

 

Postime të ngashme

%d bloggers like this: