Dërgimi i paqes dhe bekimeve mbi Profetin tonë të Dashur (Salavatet)

Ebu Talha transmeton se një ditë i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi qofshin mbi të) ishte në humor të mirë. Në fytyrën e tij shihej gëzimi. Sahabët thanë: “O i Dërguar i Allahut, sot je me humor të mirë dhe gëzimi mund të shihet në fytyrën tënde”.

“Po”, tha Profeti, “Një vizitor erdhi nga Zoti im dhe më tha:” Kur një pjesëtar i bashkësisë tënde të më çojë një salavat, Allahu regjistron për atë person dhjetë vepra të mira, i fshin dhjetë nga veprimet e tij të këqija, e rrit atë dhjetë gradë dhe i dhuron atij një lutje si lutja që ai dha.” (Transmetuar nga Ahmedi dhe Nesaiu)

Nuk kishte asgjë që i kënaqte sahabët më shumë sesa ta shihnin Profetin me gëzim në fytyrën e tij. Ata nuk mund të mos bënin vërejtje për këtë, duke shpresuar të dinin pse ishte kështu. Profeti (paqja dhe bekimet qofshin mbi të) shpjegoi se një engjëll kishte ardhur tek ai duke i dhënë lajme të mira. Në disa transmetime, ky engjëll ishte Xhebraili.

Mesazhi që engjëlli përcolli nga Zoti i tij lidhet me shpërblimin e dhënë dikujt që i çon një salavat Profetit. Profeti (paqja dhe bekimet qofshin mbi të) ishte shumë i lumtur për atë që i ishte dhuruar bashkësisë së tij përmes kësaj vepre të thjeshtë. Gëzimi i tij ishte në atë që përfitonin më shumë pasuesit e tij – një rritje në veprat e tyre të mira, një fshirje të veprave të tyre të këqija dhe ngritjen e radhëve të tyre – e gjithë kjo u dhjetëfishua! Por ajo që është edhe më e madhe, është se Vetë Allahu i dhuron lutje një personi të tillë.

Lutjet e Allahut mbi ne

Ne mësojmë nga një hadith tjetër që nëse i çojmë një salavat Profetit, Allahu përgjigjet duke na dhuruar dhjetë të tilla. Por edhe nëse është vetëm një, kjo është më se e mjaftueshme pasi që një lutje nga Allahu është diçka që nuk mund të matet ose të përcaktohet. Imam Ibn Ata’illah el-Iskandari tha se nëse të gjitha veprimet e mira të tërë krijimit nga koha e Ademit deri në Ditën e Gjykimit vendosen në njërën anë të peshores dhe një lutje nga Allahu vendoset në anën tjetër, lutja nga Allahu do të tejkalonte të gjitha ato veprime.

Ky është një nga shumë hadithet që na informojnë për përfitimet e dhurimit të lutjeve (salavatet) mbi Profetin. Kur marrim disa momente për ta bërë këtë, ne njohim borxhin e madh që i detyrohemi udhëzuesit tonë dhe pranojmë paaftësinë tonë për ta rimbursuar atë. Kështu, ne e lusim Allahun ta bëjë këtë në emrin tonë dhe shpresojmë që kjo t’i sjellë gëzim Profetit tonë të dashur (paqja dhe bekimet qofshin mbi të).

 

 

Postime të ngashme

%d bloggers like this: