Dashuria, forca më e madhe në botë

Urrejtja është një nga forcat më shkatërruese në botë, por në mënyrë absolute forca më e fuqishme është dashuria. Dashuria është një virtyt i Zotit, ndërsa urrejtja nuk është. Një nga emrat e Zotit që përmendet në Kuran është el-Uedud – i Dashur. Urrejtja është mungesa e dashurisë dhe vetëm nëpërmjet dashurisë mund të largohet urrejtja nga zemra.

Në një nga hadithet kuptimplota dhe të bukura, i Dërguari i Zotit (a.s) thotë: “Asnjëri nga ju nuk e ka besimin e plotë, derisa të dëshirojë për vëllain e tij atë që dëshiron për vete”. Dijetari i shekullit të 13-të, Imam Neveviu e ka komentuar kështu këtë hadith: “Kur Profeti (a.s) thotë “vëlla”, ne duhet ta marrim këtë si vëllazëri universale, e cila përfshin myslimanë dhe jomyslimanë, pasi ne duhet të dëshirojmë për vëllain tonë jomysliman, që ai të futet në rrugën e nënshtrimit ndaj Zotit, ndërsa për vëllain tonë mysliman duhet të dëshirojmë, që ai të vazhdojë të jetë i udhëzuar”.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: