Dashuria e Profetit (a.s) ndaj fëmijëve

Profeti a.s është një nga shembujt më të mirë që mund të marrë një person, qoftë kjo në aspektin familjar qoftë në atë shoqëror. Ai a.s ishte i sjellshëm me të gjithë, madje dhe me armiqtë e tij më të përbetuar. Një dimension që do të trajtohet në këtë trajtesë të shkurtër është dashuria dhe dhembshuria që tregonte Ai ndaj fëmijëve. Sipas rrëfimit të Enes b. Malikut: “Njëherë kur Profeti a.s ishte në sexhde, në xhami u futën Hasani dhe Hyseni, dy nipërit e tij. I hipën në shpinë atij gjatë kohës së që Ai a.s ishte në sexhde. Për këtë arsye Profeti a.s e zgjati sexhden derisa ata zbritën prej shpinës së tij.
Të pranishmit e pyetën se cila ishte arsyeja që e zgjati aq shumë sexhden. Profeti a.s: Kur nipërit hipën në shpinën time nuk doja të ngrihesha. Kjo për arsye sepse Profeti a.s kështu i lejonte gjithmonë ata edhe në shtëpi, prandaj nuk donte që t’i mërzisë nipërit e tij.
Profeti a.s i mbante afër nipërit e tij për t’i edukuar me edukatën profetike dhe moralin e Kuranit. I merrte me vete nëpër kuvende dijeje dhe namazet me xhemat nëpër xhami. Kjo për arsye që të mos i largonte ata nga atmosfera shpirtërore e xhamisë.
Edukata që Profeti a.s i kishte dhënë atyre dukej dhe shfaqej në çdo moment. Për shembull një herë një person shkon në xhami, por mënyra se si ai po merrte abdest ishte e gabuar. Hasani dhe Hysejni të cilët ishin në moshën 7-8 vjeçare për t’i treguar personit se si të merrte abdes duke mos e prekur atë, bëjnë një lojë me njëri tjetrin, duke i thënë se kush do të merrte abdes në formën më të mirë, ai do të fitonte garën. Duke i treguar se si merrej abdesi dhe personit që nuk e dinte.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: