Dashuri dhe respekt për prindërit

“Kënaqësia e Allahut është në kënaqësinë e prindit dhe hidhërimi i Allahut është në hidhërimin e prindit”. Profeti Muhamed (a.s)

Dikush e pyeti Profetin (a.s): “Cila vepër është më e dashur te Allahu?”

Ai (a.s) i tha: “Namazi në kohën e tij”.

U pyet: “Po pastaj?”

Ai (a.s) tha: “Pastaj bamirësia ndaj prindërve…”

Dikush e pyeti Profetin (a.s): “Kush e meriton më shumë bamirësinë time?”

Ai (a.s) tha: “Nëna jote”.

U pyet: “Po pastaj?”

Ai (a.s) tha: “Nëna jote”.

U pyet përsëri: “Po pastaj?”

Ai (a.s) tha: “Nëna jote”.

Kur u pyet për të katërtën herë, tha: “Babai yt!”

Postime të ngashme

%d bloggers like this: