Cilat jane gjërat që na ndalohen kur jemi xhunub?

Personi i papastër derisa të jetë në gjendje të papastërtisë, i ka të ndaluara (haram) këto veprime:

– Faljen e namazit, e këtë e vërteton Allahu xh.sh. ku thotë: Nëse jeni xhunub, atëherë pastrohuni (lahuni). (El Maide:06)

– Prekja e Kur’anit. Allahu xh.sh. thotë: Atë nuk e prek kush vetëm të pastrit”. (El Uakia:79). Për të papastrin dhe personin, i cili nuk ka abdes, ndalohet prekja e Mus’hafit edhe nëse e prek në vendin ku nuk ka shkrim, kurse, përveç Mus’hafit, aty ku ka shkrime të ajeteve nuk ndalohet prekja e letrës, por ndalohet vetëm prekja e shkrimit.

– I ndalohet leximi i Kur’anit, edhe nëse është më pak se një ajet, nëse lexuesi ka për qëllim vetëm leximin e Kur’anit, por nëse ai ka për qëllim që të këndojë dua (lutje), atëherë nuk i ndalohet. Lejohet për femrën, e cila është me menstruacione, që të tjerëve t’ua mësojë Kur’anin nga një fjalë nga një fjalë e jo të një ajeti të tërë.

– Ndalohet (është haram) tavafi rreth Qabesë, për shkak se të papastrit i ndalohet hyrja në xhami.

– I’tikafi dhe hyrja në xhami sipas hanefijve është rreptësisht e ndaluar për të papastrin, qoftë edhe vetëm për të kaluar nëpër të. Ky mendim mbështetet në hadithin e Pejgamberi a.s., i cili ka thënë: ”Nuk i lejohet hyrja në xhami të papastrit dhe femrës me menstruacione.” (Ibni Maxheh)

Postime të ngashme

%d bloggers like this: